Një person i pa identifikuar ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku personi i pa identifikuar i është afruar fëmijës 4-vjeçar dhe ka tentuar ta rrëmbejë.
Në momentin e ngjarjes fëmija ka qenë pranë nënës, ndërsa pak metra nga vendi i ngjarjes, ai është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Policia menjëherë pas sinjalizimit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona. Personat janë shoqëruar, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe është arrestuar personi që tentoi rrëmbimin. Sipas informacioneve, i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit mendor./ Opinion.al