Kronikë

Korçë/ Tentoi të vriste një person, arrestohet polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 30/04/22 |
Opi Nion

Një punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë është vënë në pranga pasi i dehur ka tentuar ta qëllojë me armën e shërbimit shtetasin B. D.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë inspektori A.B. i cili dyshohet se dy ditë më parë, është përfshirë në një konflikt që ka ndodhur për motive të dobëta.

“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit shtetasit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar pranë shërbimeve të policisë.

Ndaj punonjësit të policisë janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit  Penal”, bën të ditur policia.

Pas