Mbrëmjen e stome është gjetur i pajetë në malin e Moravës në Korçë një emigrant sirian.
Viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe dëborës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.