Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës, pasi pas një konflikti me pronarin e një lokali kanë qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij.
Autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, ku Luçiano Xhialli 19 vjeç dhe Klajdi Llatka 16 vjeç u konfliktuan për motive të dobëta me pronarin e një lokali në Korçë.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka patur persona të lënduar. Po ashtu pas kontrolleve në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin Klajdi Llatkës./Opinion.al