Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.
Mësohet nga njoftimi o policisë se në vijim të operacionit “Perimetri” u arrestua i riu me iniciale E. T, banues në Stamboll të Turqisë.
Ai u kap nga policia në aksin Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, teksa këtyre të fundit, në këmbim të parave ai u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së./Opinion.al