Policia e Korçës ka vënë në pranga një 37-vjecar i cili akuzohet për gjobvënie ndaj një biznesmeni.
Sipas burimeve të policisë, një biznesmen në qytetin e Korçës është kanosur me thikë nga shtetasi E.L i i cili i ka kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.
Policia dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë identifikuar autorin i cili nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai madje klasifikohej si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Tashmë mbi 37-vjeçarin bie akuza e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi. /Opinion.al