Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korçë/ Kadastra ndryshon brenda natës pronën nga truall në arë

2022/09/15 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Korçë/ Kadastra ndryshon brenda natës pronën nga truall në arë

“Stop” shkoi në Korçë për problemin e qytetarit Pandeli Tarusha. Ai shpjegoi se ka një pronë truall me certifikatë pronësie.

Prona preket nga investimi i Unazës Veriore. Pandeliu u shpronësua si truall nga ARRSH, pastaj nga Unaza e Vogël e ish-kundërajrorit doli arë.

“Disponoj certifikatë pronësie me 1 mijë metra katrore. E lëshuar më 2011. Unë jam shpronësuar nga rruga e Unazës që ka pasur një projekt madhor nga qeveria për 130 metra katrore truall në të cilën unë nuk kam patur asnjë problem, asnjë gjë. Jam shpronësuar dhe jam në rregull. Në vitin 2022 del një VKM në pjesën lindore të pronës sime ku është bërë një rrugë e quajtur Unaza e ish-kundërajrorit me distancë 38 metra me 4. Edhe ne jemi habitur nga ky emërtim që është bërë unazë. Kjo ka qenë servitutë me vendim gjykate dhe bashkia e Korçës e ka quajtur Unaza e ish-kundërajrorit që ka dalë me vendim. Kjo pjesa këtu që është prona ime që shfrytëzohet sot si rrugë kalimi që janë mbrapa pronës sime. Gjykata e njohu si servitutë kalimi përkundrejt vlerës që ka caktuar gjykata. E kanë dhënë për disa vite rresht. Bashkia e Korçës me një vendim hodhi poshtë vendimin e gjykatës dhe bëri një unazë duke e quajtur unaza e ish-kundërajrorit. Kjo nuk ka lidhje fare me unazën. Bashkia e kthen nga truall në sipërfaqe në arë. Nëse do ishte truall do shpronësohesha me 1 milion e 600 mijë lekë të reja. Në arë me 16 mijë lekë të reja”, tha Tarusha.

I gjithë problemi ka ardhur nga zyra e Kadastrës, e cila e ktheu nga truall në arë, me pretendimin, se më parë kishte bërë lapsus.

“Kam problem me Kadastrën e sotme se ma ka kthyer nga 1 mijë metra truall në 1 mijë metra arë”, tha Tarusha.

“Nëse prona ime nuk do ishte me statusin juridik truall, por arë atëherë nuk do disponoja dokumentin e Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Korçë, me vendim datë 3.09.2005 miratimi i lejes së ndërtimit”, u shpreh pronari.

Drejtoresha e Zyrës Urbanistike, Zhaneta Pepa, thotë se shkresa ka ardhur e tillë nga Kadastra ndaj ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.

“Në momentin që duam të bëjmë shpronësim i drejtohemi zyrës së regjistrimit, ASHK dhe i kërkojmë zërin kadastral. Nuk ma solli kështu. Ma solli me arë.

Kjo është e vjetër, kjo është e 2011. Si doli arë nuk e di unë. Atë nuk e dimë ne. Ne kur kërkuam vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurisë që çfarë zëri kadastral ka kjo pasuri, ne na vjen arë”, tha ajo./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

24 Nëntor, 2025 11:13 am
Auto-Skicë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

24 Nëntor, 2025 9:30 am
Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat
Bota

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

24 Nëntor, 2025 9:26 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2025

24 Nëntor, 2025 8:24 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Nëntor, 2025 8:23 am
Para
IMT sfidon gjykatën dhe prish murin, drejtori del blof

IMT sfidon gjykatën dhe prish murin, drejtori del blof

Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë dollarë për lobime, janë të padeklaruara

Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë dollarë për lobime, janë të padeklaruara

Padia në SPAK/ Avokati: Nuk është marrë një shumë parash nga Kryemadhi siç pretendohet

Padia në SPAK/ Avokati: Nuk është marrë një shumë parash nga Kryemadhi siç pretendohet

TE FUNDIT

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
24 Nëntor, 2025

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis,...

Lexo më shumë

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
24 Nëntor, 2025

Më shumë se pesë vjet pas fillimit të misionit, ”Perseverance”, roveri i NASA-s, vazhdon të eksplorojë sipërfaqen e planetit të...

Lexo më shumë

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
24 Nëntor, 2025

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim...

Lexo më shumë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
24 Nëntor, 2025

Një 29-vjeçar që duhej të ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka rezultuar autor i disa vjedhjeve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com