Detaje të tjera janë zbuluar nga përmbysja e autobusit sot në Korçë, ku mbetën të lënduar 14 persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Belorta, në aksin KorçëPojan. Autobusi po transportonte nxënës dhe mësues të një shkolle kur në këtë aks një kalimtar i preu rrugën.
Drejtuesi i autobusit, B.Qori manovroi menjëherë duke e shmangur kalimtarin, por jo përmbysjen e autobusit.
Nga aksidenti mbetën të lënduar 14 persona, pjesa më e madhe nxënës. Ata u dërguan në Spital me dëmtime të lehta.
Policia shoqëroi drejtuesin e autobusit për të dhënë shpjegime mbi ngjarje.