Kronikë

Korçë/ I moshuar i gjendet i pajetë në një pus uji


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 15/11/20 |
Opi Nion

Një 89-vjeçar është mbytur në një pus në Korçë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç, ndërsa i moshuari H. D., është gjetur i pajetë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se i moshuari vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.11.2020, rreth orës 08:00, në fshatin Barç, është gjetur i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij. Grupi​ hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas