Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 6 në Korçë.
Mësohet se shtetasi R. K., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar.
I mituri është transportuar për në spital dhe është nën kujdesin intensivë te mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.