Një person është hedhur nga kati i 5 i një pallati në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur ‘pallati i kinezëve’.
Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa ende nuk është identifikuar nga policia dhe as nuk dihen shkaqet dhe rrethanat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.