Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Policia bën me dije se trupi i pajetë është konstatuar mesditën e sotme, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.
Policia ndodhet në vendin ku është gjetur trupi i pajetë dhe ka nisur hetimet.
“Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njofton policia./Opinion.al