Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes.
Sipas uniformave blu emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.
Mësohet se trupi i emigrantit u konstatua nga banoret e fshatit, të cilët me pas njoftuan policinë.
Ekspertet mjeko-ligjore që këqyren trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune.
“Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al