Kronikë

Korçë/ Bie aksidentalisht nga zetori, humb jetën 60-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 20/10/20 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën në Korçë, pasi ka rënë aksidentalisht nga zetori.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë, ndërsa mësohet se viktima e aksidentit është një 60-vjeçar.

“Rreth orës 13:15, shtetasi K. N., rreth 60 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip zetor, me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 53 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./ Opinion.al

Pas