Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korçë/ Arrestohet 31-vjeçari nga Kosova, për çfarë akuzohet

2020/01/26 at 1:06 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Korçë/ Arrestohet 31-vjeçari nga Kosova, për çfarë akuzohet

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ishte shpallur në kërkim e disa qarqe të vendit.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Liridon Salihi banues në Gjilan, i cili akuzohet për një sëri mashtrimesh.

31-vjeçari  në momentin që ka pikasur policinë, ka tentuar të largohet, duke kundërshtuar urdhrin e uniformave blu, por është neutralizuar dhe ndaluar në kohë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbi 31-vjeçarin rëndojnë akuzat  “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Policia e Korçës, në bashkëpunim me DVP Fier, finalizon operacionin policor të koduar “Koordinimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga disa Drejtori Vendore të Policisë në qarqe.

I ndaluari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve, i kërkuar në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjatë operacionit 31-vjeçari, tentoi t’i largohet Policisë duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve, por u neutralizua dhe ndalua.

Sekuestrohen dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si edhe armë të ftohta pa leje, që ky shtetas i posedonte.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, në bashkëpunim me DVP Fier e Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

  • L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë (i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”).

Shtetasi i mësipërm rezulton i shpallur në kërkim në qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë e Fier, për veprën penale “Mashtrimi” si më poshtë:

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10000 euro.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

– Po ndaj këtij shtetasi po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi ky shtetas, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Shtetasi L. S., në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, i kanë kërkuar të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me mjetin tip “Benz”, por u neutralizua dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Identifikohet shqiptari që u ekzekutua me dy plumba në Itali

Identifikohet shqiptari që u ekzekutua me dy plumba në Itali

Çfarë do të diskutohet? Basha mbledh sot ish-grupin parlamentar e kryesinë

Dy muaj nga tërmeti, Basha: Asnjë i arrestuar, Qeveria ka dështuar

Trump: SHBA nuk tërheq sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

Trump: SHBA nuk tërheq sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com