Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8, ndërsa mësohet se shtetasi me inicialet Gj. K., i cili jetonte i vetëm dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.