Një grua në qytetin e Korçës ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese që shërben si bar kafe.
Ajo është 30-vjeçe dhe mësohet se ka rënë nga ambientet e lokalit në tarracën e katit të dytë që shërben si sheshpushim i një biznesi.
Nuk dihet ende nëse ajo ka rënë aksidentalisht apo është hedhur vetë.
Ajo është transportuar menjëheë në spital ndërkohë raportohet se gjendja e saj është e rëndë. /Opinion.al