Sociale

Korçë/ 18-vjeçari u zhvarros pa dijeninë e prindërve, ç’thotë prokurorja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 28/10/20 |
Opi Nion

Lidhur me vrasjen apo vetëvarjen e të riut Antonio Karafili, prokurorja Oli Visi, doli me vendimin e mosfillimit të hetimeve, duke konkluduar, se 18-vjeçari ishte vetëvarur dhe vdekja i kishte ardhur si pasojë e asfiksisë.

“Oli Visit i kam thënë këtë në sy të gjykatësit. Ngrihu tani me mua dhe më ço në vendin e ngjarjes se ke bërë hetimet. Në rast se më çon në vendin e ngjarjes, unë do jem ajo që do të bëj dorëheqje. S’e dinte, nuk dinte. Kërkonim, por nuk reagonte”, tregon Mimoza Karafili.

Mjeku ligjor Gjergji Kacauni vetëm në një faqe përshkrim, evidenton shenja dhune në trupin e 18-vjeçarit, por nuk sqaron shkakun e tyre. Akti i dytë, akoma më i turpshëm nga mjeku Elmaz Shaqiri edhe pse ka bërë zhvarrimin e trupit të të riut, flet sërish për shenja dhune, por pa u ndalur te shkaku.

“Unë siç vete tek varrezat tek shtëpia e djalit, kur shikoj një grumbull njerëzish tek varri i djalit. Afrohem dhe ishte një oficer i Policisë Gjyqësore. Në këtë kohë ndeshem me një person që nuk e njihja. Nuk isha në dijeni. Ndeshem me një person dhe më thotë që jam mjeku ligjor nga Tirana. Elmaz Shaqiri. Kur iu drejtova dhe i thashë se ç’po bëhet këtu, më tha kush je ti, ka mundësi të largohesh tha. Jam babai i thashë unë. Nuk të njoh fare më tha, këtë punë e kam unë në dorë. Nuk kam firmosur, nuk kam vulosur gjë unë i thashë që bëni këto veprime ju. Më merr policia dhe më largon me dhunë. Seç kanë bërë, seç kanë futur brenda tek djali, nuk di gjë se nuk pashë gjë. Në bazë të kartave që pashë për zhvarrimin e djalit duket që ky shefi i Tiranës ka shkruar gjëra ndryshe për ndryshe. Unë djalin e kisha me kostum të bardhë, i veshur si dhëndër, ndërsa ky e ka shkruar me xhaketë kafe, këmishë kafe. E pashë të zbuluar dhe që e kishin nxjerrë djalin përjashta”, tha babai i viktimës.

Për këto arsye, Gjykata në Korçë e ktheu çështjen për hetim të detajuar, pasi prokurorja Oli Visi në rastin më të mirë nuk kishte hetuar e në rastin më të keq, e kishte mbuluar këtë ngjarje. Në këtë pikë çështja i kaloi prokurores Odeta Todorushi, e cila nuk duket të ketë vullnet për të zbardhur këtë ngjarje.

E ëma e Antonios: Tashi vajza, a e pranoi zërin dhe bisedën e saj? Zotëria Rexhepi, a e pranoi zërin?

Prokurorja Odeta Todorushi: Vajza e pranoi dhe thotë kam qenë e stresuar, kam qenë nën presion, se më kërkonin mua llogari.

E ëma e Antonios: Dhe zoti Rexhepi e pranoi, që është zëri tim dhe bisedat e mia.

Prokurorja Odeta Todorushi: Po!

E ëma e Antonios: Ndërkohë, tani zoti Rexhepi thotë, që ti të vish në Tiranë dhe në rast se s’vjen në Tiranë, unë do them ç’kam dëgjuar dhe ç’kam parë. Pse s’ia bëre këtë pyetje zotit Rexhep ti?

Prokurorja Odeta Todorushi: Sepse nuk e kisha detyrë nga gjykata, kërkojani gjykatës të gjitha këto, të m’i japë si detyrime! Kërkojani këto të gjitha gjykatës, të m’i japi si detyrime..

E ëma e Antonios: Gjykata të ka lënë 5 pika…

Prokurorja Odeta Todorushi: Ato pesë pika janë bërë të gjitha.

E ëma e Antonios: Nga mjeku ligjor, çfarë më zbardhët mua juve?

Prokurorja Odeta Todorushi: Ato, po gjykata s’ka thënë.., të bëjmë çfarë…

E ëma e Antonios: Oli Visi mua më ka bërë veç varrimin e fëmijës, pa dijeninë time, pa firmën time, pa prezencën  time…

Prokurorja Odeta Todorushi: Tani, çfarë do që të bëj unë në lidhje me këtë? Çfarë mund të bëj unë?

E ëma e Antonios: Po a e morët ju përsipër këtë?

Prokurorja Odeta Todorushi: Po çfarë të bëj unë?

E ëma e Antonios: Po si çfarë të bësh?

Prokurorja Odeta Todorushi: Që është bërë pa praninë tuaj?

E ëma e Antonios: Po!

I ati i Antonios: Tani, ja çfarë duam ne! Më fal një minutë! Ne duam gjatë këtyre pikave që bëre ti, vajtëm në Voskopojë , bëmë matjet , doli 1.40, 1.20 ai…

Prokurorja Odeta Todorushi: Po, po!

I ati i Antonios: Çfarë zbardhe nga kjo çështje?

E ëma e Antonios: Edhe pjesën e çarçafit!

Prokurorja Odeta Todorushi: Edhe nga eksperimenti dhe të gjitha, del, që të gjitha ato veprime, personi mund t’i ketë kryer vetë dhe ka kryer vetëvarje… Ky  ka rezultuar nga eksperimenti. Matjet, që bëmë në vendngjarje, i bëmë tani, nuk i kemi kundërshtuar në gjykatë ato…

I ati i Antonios: Kjo del, që janë bërë 3-4 gjyqe, pa bërë eksperimentimin tamam në vend të ngjarjes.

Prokurorja Odeta Todorushi: Shiko! Nuk mbaj dot përgjegjësi, seç është bërë me dosjet e tjera.

I ati i Antonios: Po mirë të mbaj përgjegjësi ajo, që është…

E ëma e Antonios: Oli Visi! Kush e mban përgjegjësinë atëherë?

Prokurorja Odeta Todorushi: Po tani, do mbaj unë përgjegjësi për Olin?

E ëma e Antonios: Po ky, që i the, i bie…

Prokurorja Odeta Todorushi: Po mirë pra, shumë mirë!

E ëma e Antonios: Kejsi, xhaxhai dhe Rexhepi, unë s’po kërkoj…

Prokurorja Odeta Todorushi: Tani, realisht do më falni, po unë duhet të mbyll diskutimet përfundimtare dhe të iki prapë në gjykatë..!

“Stop” bën një provë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut Antonio Karafili. Ai ishte i gjatë 180 centimetra, ndërkohë, sipas prokurorisë së Korçës, ai del 148 centimetra i gjatë, dhe nëse Antonio do të kishte vrarë veten, do t’i binin këmbët në tokë dhe nuk mund të humbte jetën nga asfiksia. Ky eksperiment i thjeshtë hap një pistë tjetër ku Antonio Karafili nuk u vetëvar, por u vra dhe u lidh në pishë, për të fshehur krimin.

“Unë dyshimet i kam tek vajza Kejsi Spaillari, xhaxhai i vajzës, Milen Spaillari dhe në zotin Rexhep Vathi, është nga Kruja. Zotëria mbante bletët ngjitur me lokalin që kemi ne në Voskopojë. Këta janë të tre personat që janë në dijeni dhe nuk zbardhet asnjë gjë nga prokuroria. Oli Visi për mendimin tim nuk ka bërë asnjë gjë, por përkundrazi, kur unë vete në gjykatë që përballem me Oli Visin më qesh edhe me ironi, duke ditur që kam dhimbjen e një fëmije 18-vjeçar. Ia kam thënë Oli Visit se unë kam dhimbje se më iku një fëmijë 18 vjeç. Oli Visi duhet të më jepte drejtësi. Unë këtë kërkoj nga prokuroria e Korçës”, tha e ëma e  viktimës. /tvklan.al

 

 

Pas