Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korça, nje enderr e bukur…

2016/02/04 at 10:45 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A

Nga Edison Ypi –


Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë, një ditë behari po flinte në një lëndinë. Sipër i bënte hije një shqiponjë krahëhapur e palëvizur si satelit gjeostacionar. Kjo çudi është prova e padyshimtë se vetë Mirahori ishte njeri i shenjtë dhe qyteti i Korçës që më pas e themeloi ishte dhe është një qytet i jashtzakonshëm.
Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra. Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Milano, Budapesti. Korça ka dhe plot kushurinj e kushurira, kunata, nipa, mbesa. Selanikun, Bukureshtin, Athinën, Stambollin, Zagrebin, Prishtinën, Shkupin.
Korça është i pari qytet ballkanik dhe i vetmi qytet shqiptar që është edhe kontinental edhe mesdhetar. Ky fakt gjeografiko-klimatik, kjo mpleksje e mesdhetarizmit me kontinentalizmin, e bën Korçën dhe hapësirën rreth saj një qytet absolutisht magjik, dhe udhëtimin drejt Korçës definitivisht magjepsës.
Si xhevahirët që ngado që ti’ shohësh janë ndryshe të bukur, edhe hijeshia e Korçës varet nga cili drejtim e sheh, nga cila anë i afrohesh. Që udhëtimin drejt Korçës ta shijosh të tërin, në Korçë duhet vajtur i pa kushtëzuar nga kthesat e asnjë rruge, dredhat dhe ngushticat e asnjë shtegu, vështirësitë e asnjë pengese. Pra e mira fare është në Korçë të shkosh si Zog. Në pamundësi për të vajtur në Korçë si Zog i Qiejve, variantet e tjera janë këto;
T’i afrohesh Korçës nga perëndimi. Kur ndodhesh mbi majë të Qafës së Thanës, ndërkohë që ndjen se nga pas mesdhetarizmi i ngrohtë po jep shpirt, përpara po lind një fllad i ri, një magji e re, kontinenti.
Po t’i afrohesh Korçës nga lindja, pra nga Devolli, provon ndjesinë e kundërt. Nga pas le freskinë kontinentale, ndërsa përpara të pret ngrohtësia mesdhetare, Korça e butë dhe e ngrohtë.
Ardhja në Korçë nga jugu nuk rekomandohet, është me zarar, me rrezik. Nga Gryka e Këlcyrës, Lugina e Vjosës, Përmeti, Laskoviku, Kolonja, ke bërë mbi 100 kilometra mes bukurive më tronditëse të planetit gjatë të cilave s’ke asnjë gjasë të shpëtosh pa u prekur nga “Sindroma e Stendalit”, pra nga bukuria që lodh dhe sëmur. Pas Stendalit dhe Sindromës së tij, edhe Korça të duhet, që të çmendesh ose të vdesësh.
Udhëtarët me shije estetike të sofistikuara mund t’i aviten Korçës nga Gramshi nëpër rrjedhën e Devollit për të dalë në Maliq, pastaj në Korçë. Kalimi nëpër këtë kanion me humnera dhe ujvara frymëndalëse nëpër këtë rrugë të cilën pak janë ata që e dinë se ekziston, dhe edhe më pak ata që e kanë shkelur, është udhëtim që mbetet përgjithmonë në kujtesë.
Nga Skrapari, përmes maleve. Ky variant, përveç sofistikimit të shijeve, kërkon edhe guxim, muskuj, si dhe përvojë, kushte këto që i plotësojnë ca entuziastë udhëtimesh, fatlumë për tu patur zili.
Nga rrëzë Malit të Thatë, Podgorie, Zvezdë, Plasë, Korçë. Ky variant i tërthortë është për të ngeshmit që nuk kanë problem kohën por kanë etje të shtuar dhe padurim të madh për rrënqethje estetike sa më të forta dhe që të zgjasin sa më tepër në kohë. Ky itinerar preferohet kryesisht nga lasgushianë të krisur që shkojnë me shpresë se duke udhëtuar andej do shohin ndonjë “shqiponjë të arratisur që fluturon mbi Mal’ të Thatë”.
Kolonja, Poradeci, Devolli, Prespa, Voskopoja, janë 5 xhevahirët e gjerdanit të artë që zbukuron gushën e Zonjës Korçë. Vendet ku magjepsja Korçare bëhet e papërballueshme, vendet ku nga kjo magjepsje mund të luash nga mënt e kokës, janë dy; Prespa dhe Voskopoja. Njëra më magjike se tjetra janë që të dyja “Vende të Mira” si Jeruzalemi dhe Meka, ku po të jesh’ i sëmurë, shërohesh, po të jesh i shëndetshëm, nuk sëmuresh. Voskopja dhe Prespa janë të dyja vende të shenjta të pandotura nga kallaballëku. Kur ndodhesh në këto dy vende, kur bërtet dhe dëgjon jehonat, ke ndjesinë se po llafosesh me Zotin.
Po të flesh një natë në Prespë apo Voskopojë dhe nuk sheh asnjë ëndërr, testi i idotllëkut të ka dalë me sukses, nuk vuan më, nuk dyshon më, idiot je, vuan nga pamjaftueshmëri shpirtërore dhe cerebrale, je qënie inferiore, leri udhëtimet dhe leximet, ik shit rraqe mbi ndonjë tezgë.
Nëse do flesh një natë në Voskopojë ose Prespë, dhe ëndërra do shohësh, idiot nuk je, në ëndërra do shohësh Shenjtorë, Kisha, afreske, varre të vjetër, Manastire me myshk, që do të çfaqen natë për natë gjatë 30 viteve të ardhshëm të jetës.
Shkodra i do, dhe mburret, por s’ka mardhënie të qënësishme me rrethinat e saj. Qytetarëia shkodrane ka qënë, dhe deridiku është, e lartë, por e izoluar, ishullore, sepse periferinë e ka pasur, dhe e ka, të paragjykuar, çka është një asimetri sa e panatyrshme dhe e pakëndëshme.
Vlora është e dominuar nga krahinat përrreth, pra e çbalancuar.
Gjirokastra është e njëjta gjë rrethepërqark. Libohoviti dhe tepelenjoti të nxjerrin sytë po u the se ata janë katundarë ndërsa gjirokastriti është qytetar.
Durrsi është një mishmash.
Lushnja, Fieri, Elbasani, s’merret vesh ku fillon qyteti ku mbaron fshati.
I vetmi qytet i Shqipërisë ku, si çdo qytet europian, secili kryelartë në dinjitetin e vet, qyteti është qytet dhe fshati është fshat, është Korça.
Po Korça nga brenda, si është vallë Korça njerëzore ?
Qytet europian me kisha dhe kumbanore, me Zonja dhe Zotërinj si gjithë Europa, Korça ka një butësi të brendëshme të ruajtur me një vendosmëri të pashoqe që nuk kanë arritur ta prekin dot as luftrat dhe asgjë. Ta prekësh butësinë njerëzore korçare është më vështirë se të gërricësh diamantin. Prandaj Korçës mos guxo t’i afrohem më tepër. Po të kuturisësh do dukesh si elefanti në dyqanin e qelqurinave. Të merren mentë nga sofistikimi i saj. Më mirë merr një penel dhe ngjyra dhe bëj një Monaliza më mahnitëse se të Leonardos sesa të biesh në mëkat të “vizatosh” Korçën. Do ishte njësoj sikur t’i thuash kovaçit të Sovjanit; Daltat dhe çekiçat i ke, mermerin ik merre në Strelcë, gdhëndmë Davidin.
Periferia e Korçës në mbrëmje; Shkëlqar Voskopoja. Rrezar Shën Prodhomi. Vizllin Liqeri. Ngrysur Mal’ i Thatë. Vrënjtur Ivani. Zgjuar Gora. Fle Opari. Pëshpërisin kruajt e Gorës. Paqe Prespa. Rrjedh Devolli. Raki’ heq Sovjani. Dehet Plasa. Aheng Zvirina. Fresk Dardha. Zheg Pirgu. Dasmë Lubonja, Krisëm Korita. S’pipëtin Dvorani. Ulëret Ormani. Qan Qarri. Zjarr e flak’ Starja. Zymtohet Valamara. Vrënjtet Helmësi. Urtë Nizhaveci. Gjurulldi Kapështica. Prush nën kazana Boboshtica. Llaç e tulla Pojani. Valle hedh Bulgareci.
Thonë se Korçës do t’i vijë fundi kur Liqeni i Prespës të bëhet sa një filxhan kafeje dhe Mali i Thatë sa një kokërr arrë. Domethënë kurrë.



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Masakra e Elbasanit, një nga viktimat boss droge në Itali

Masakra e Elbasanit, një nga viktimat boss droge në Itali

Një tjetër deputet i Shkodrës në krah të Ben Blushit. Ja deklarata e Namik Koplikut

Një tjetër deputet i Shkodrës në krah të Ben Blushit. Ja deklarata e Namik Koplikut

E dini cila është fansja më e madhe e Rihannës?!

Rihanna: Jam beqare por si urrej meshkujt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com