Qytetarët e Korçës kanë dalë sot në një protestë paqësore, kundër dënimit të Skëndërbeut. “Mos na vrisni ëndrrën”, është një prej thirrjeve të këtyre qytetarëve, të cilët duan të shohin skuadrën e tyre në kompeticionet e Europës.
Pjesë e tubimit për klubin e Skënderbeut edhe një peticion drejtuar UEFA-s. Skuadra e Skënderbeut akuzohet për manipulim të ndeshjeve, dhe për këtë arsye rrezikon përjashtimin nga disa prej kompeticioneve të rëndësishme evropiane. Vendimi është ende i pa miratuar, ndërsa për këta tifozë ka ende shpresë.