Drejtori i një kopshti zoologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbrojtur vendimin për të vrarë një gorillë, pasi një djalë i vogël ra në duart e saj.
Thayne Maynard nga Cincinnati Zoo ka thënë se do ta merrte të njëjtin vendim edhe sot, pasi që gorilla ishte e zemëruar dhe po e lëndonte vogëlushin 4-vjeçar, raporton BBC.
Ai ka folur pasi vrasja e gorillës Harambe ka nxitur reagimin e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve.
Maynard ka thënë se është e lehtë të thuhet se gjërat është dashur të bëhen ndryshe pas përfundimit të incidentit dhe pas shpëtimit të fëmijës, por se njerëzit që bëjnë kritika të tilla “nuk e kuptojnë biologjinë… dhe rrezikun në të cilin ndodhej fëmija”, transmeton express.
Familja e djalit ka thënë nëpërmjet një komunikate se ai tani është mirë, dhe ka falënderuar stafin e kopshtit zoologjik për reagimin e shpejtë të tij.
“E dimë se ky ka qenë një vendim shumë i vështirë për ta, dhe se ata janë në zi për humbjen e gorillës së tyre”, citohet të ketë thënë familja.
Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik.