Politikë

Koordinator i Programit politik të PL, Haxhinasto: Ja pse duhen referendumet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 11/08/22 |
Opi Nion

Edmond Haxhinasto so të jetë koordinatori i Partisë së Lirisë për Programin Politik. Prezantimi i tij u bë nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme.

Në daljen për mediat, Haxhinasto tha se referendumi ndikon drejtpërdrejt tek cilësia e politikës dhe se është mënyra e vetme që qytetarët të kthehen në vend dhe  që të kthejnë besimin tek politika.

“Referendumi ka efekt në cilësinë e politikëbërjes e nëse sovrani do shprehet drejtëpërdrejtë për politikat që i ofrohen, përgjegjësia e politikës ndaj këtyre propozimeve që i bëhen qytetarëve do jetë me e madhe, me detyrime llogaridhënie, me objektivin kryesor që çdo politikë t’iu shërbejë qytetarëve. Nuk kanë pasur përfitimin e qytetarëve, por çështje të tjera, që janë të rëndësishme por kryesore është që qytetarët të përfitojnë nga çdo politikë që bën qeverisja. Kthimi i qytetarëve në vend, kthimi i qytetarëve te politika dhe nuk ka rrugë më të mirë se shprehja e drejtpërdrejtë e mendimit. Referendum një mënyrë që qytetarët ta shohin veten si pjesë të politikëbërjes, kontrollit të politikës, kontrollit të fateve të tyre. Të gjithë ekspertët, intelektualët që kanë diçka për të thënë, përmirësuar në politikë me idetë e tyre janë të mirëpritur”, tha Haxhinasto.

 

Pas