Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrolli nga Shijaku i kokainës në Angli, pse u rrëmbye 49-vjeçari

2020/01/28 at 4:34 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrolli nga Shijaku i kokainës në Angli, pse u rrëmbye 49-vjeçari

11 ditë pas rrëmbimit të 49-vjeçarit Jan Prenga  duket se kemi një panoramë më të qartë se çfarë ka ndodhur. Babai i katër fëmijëve pa precedentë penal u rrëmbye dhe më pas humbi jetën nga dhuna për shkak të vëllezërve të tij. Njëri prej vëllezërve të tij, ka qenë i përgjuar në Angli dhe i dyshuar si transportues droge, ose ndryshe korrier.

Ndërkohë është bërë e ditur se një grup kriminale me qendër në Shijak ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.  Më herët mësohet se ky grup ka mundur të çojë në Angli 60 kg kokainë. Lënda narkotike është futur përmes një porti në Angli dhe nxjerrësi i drogës ka qenë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli.

Ndërkohë në Dhjetor të vitit 2019 ky grup kriminal për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe ta çonte  në territorin anglez ka përdorur sërish një prej vëllezërve Prenga. Kjo sasi droge, e cila ka dalë nga porti nuk është transportuar në destinacion nga njëri prej vëllezërve Prenga. Mungesa e drogës ka çuar në marrjen peng të Jan Prengës, vëllai i personit, i cili nuk dorëzoi në destinacionin e përcaktuar 283 kg kokainë.

Jan Prenga u mor peng në Kamëz nga persona që përdorën sende të forta dhe armë.  Policia ka bërë të ditur se autorët kanë përdorur  makinën e një këngëtareje, mjet i cili është vjedhur. Arsyeja e pengmarrjes ka ndodhur së Jan Prengës ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga, i cili ndodhej  në Angli të tregonte se ku e kishte fshehur drogën që nuk kishte dorëzuar.

Përmes pamjeve filmike është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin ‘Garden ‘në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamëz. Mendohet se Jan Prenga ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Prenga është nxjerrë i vdekur nga resorti, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar katër persona: Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Bajram Hajri. Nga hetimet ka rezultuar se Jan Prenga u rrëmbyer pas konflikteve të drogës të vëllait të tij me vëllezërit Hajri në Angli.

Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje vijon të jetë Altin Hajri. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e personave të arrestuar policia ka gjetur 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh./Opinion.al/

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Zjarrfikësit në Francë në protestë, përleshen me policinë

Zjarrfikësit në Francë në protestë, përleshen me policinë

Nervat i kushtojnë shtrenjtë Lautaros, mungon në derbin ndaj Milanit

Nervat i kushtojnë shtrenjtë Lautaros, mungon në derbin ndaj Milanit

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com