Bota

Kontrolli i armëve bërthamore, nisin bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 22/06/20 |
el ida

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nisur bisedimet dyditore rreth marrëveshjes së tyre bërthamore të ashtuquajtur, Traktati për Zvogëlim të Armëve Strategjike, i cili përcakton numrin e kokave bërthamore me rreze të gjatë që mund të ketë secili shtet.

Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga negociatori për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, derisa Rusia ka dërguar zëvendës-ministrin e Jashtëm, Sergei Ryabkov.

Kjo marrëveshje, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm, përcakton që secili shtet mund të ketë deri në 1,550 koka bërthamore me rreze të gjatë.

Si Billingslea ashtu edhe Ryabkov, kanë qenë të rezervuar në deklaratat e tyre, teksa kanë nisur bisedimet në Vjenë.

Megjithatë, Moska ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e nisjes së garës së re të armëve, nëse traktati nuk vazhdohet./Opinion.al

Pas