Kronikë

Kontrollet/1874 gjoba në 24 orë, arrestohen 10 shoferë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 30/07/21 |
Opi Nion

Ndërsa policia vijon kontrollin e akseve kryesore në vend, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë  gjobitur 1874 drejtues mjetesh. Njëkohësisht 10 persona janë arrestuar për drejtim mjeti të dehur dhe qarkullim pa patent.

“Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l). Nga Policia Rrugore e Tiranës është ndëshkuar me masë administrative një drejtues mjeti, i cili qarkullonte në sheshin “Nënë Tereza”, me pasagjerë që qëndronin në pjesën e jashtme të dyerve të automjetit, duke rrezikuar jetën”, njofton policia ndërsa bën me dije se me gjoba janë ndëshkuar edhe 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. /Opinion.al

 

Pas