Aktualitet

Kontrolle për maskat, 356 gjoba dhe 7 të shoqëruar nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 18/10/20 |
Opi Nion

Përdorimi i detyruar i maskave edhe në ambjente të jashtme është duke u monitoruar nga Policia e Shtetit, që raporton se në 24 orët e fundit janë vendosur 356 gjoba me vlerë përkatësisht 3 mijë lekë të reja. “Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.  Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”, njofton policia.

Gjithashtu mësohet se 7 persona janë shoqëruar në polici pasi kanë tentuar t’i shmangen masës administrative .

“Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lire”, njofton policia./Opinion.al

Pas