Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrolle në Rinas, masat për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik

2021/08/19 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kontrolle në Rinas, masat për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik

Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019.


Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj, i cili ka njoftuar dhe masat e marra nga Policia e Shtetit për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

” Që me lehtësimin e kushteve për të hyrë në vendet e BE-së, fluksi ka qenë në rritje, krahasimisht edhe me 2019 që ka qenë një vit relativisht me shumë fluks.

Vetëm në Komisariatin e Rinasit, nga data 1 korrik deri sot, ka një rritje prej 100 mijë personash. Kjo rritje nuk është parë vetëm në Rinas, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar. Kryesisht hyrja është për arsye turizmi, ndërsa pjesa tjetër e personave që duan të hyjnë në Shqipëri janë për arsye pune ose për arsye të tjera të ndryshme.

Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat dhe është përgatitur Plani i Masave i detajuar për secilën drejtori vendore të kufirit dhe të emigracionit, ashtu edhe për çdo komisariat të Policisë Kufitare, ku janë bërë të qarta të gjitha detyrat funksionale që ka çdo punonjës policie i kufirit dhe i migracionit. Përveç kontrollit të personave që kalojnë apo lehtësimit të procedurave për secilin shtetas që hyn apo del në Republikën e Shqipërisë, detyrim është edhe parandalimi i krimeve ndërkufitare.

Për këtë periudhë që po flasim kemi dhe një rritje të goditjes përsa i përket krimeve ndërkufitare, kjo duke filluar që nga personat në kërkim të kapur në të gjitha pikat e kalimit kufitar, të cilët kanë qenë në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, goditja e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, nga persona të cilët kanë qenë në hyrje apo në dalje në pikat e kalimit kufitar, deri te përdorimi i dokumenteve të falsifikuara në pikat e kalimit kufitar.

Janë marrë masat nga ana jonë që të jetë një kontroll sa më i saktë, sa më i rreptë i kufirit të gjelbër, gjithashtu të ketë një kontroll sa më rigoroz në kufirin blu, në kufirin detar.

Gjithashtu, patrullat të cilat janë në funksionalitet 24/7 në kufirin detar bëjnë kujdesen për pjesën e pushuesve, duke marrë masa që të krijohen kushte sa më komode që të kenë një pushim sa më të qetë në Republikën e Shqipërisë. Polica Kufitare merr dhe masat administrative për cilindo nga ata shtetas që kanë mjete lundruese ose mjete argëtuese siç janë motorët e ujit, që ata të zbatojnë çdo lloj procedure standarde që është e përcaktuar.

Ne kemi bërë të mundur që në fillimin e sezonit turistik t’u shpërndajmë shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj, që kur hyjnë në pikat e kalimit kufitar, detyrimet që ka secili nga shtetasit, si dhe të drejtat që kanë kur hyjnë si pushues në Republikën e Shqipërisë.

Për krimet ndërkufitare dhe jondërkufitare gjithë Policia e Shtetit ka një plan të përbashkët masash. Secili prej departamenteve, në bazë të detyrave funksionale që ka, ka marrë detyrimet dhe është i detyruar t’i zbatojë.

Kështu që ne të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, qoftë në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, qoftë edhe në goditjen e rasteve që i kemi patur këto ditë. Në disa prej pikave kryesore të hyrjes në Republikën e Shqipërisë, janë edhe task-forcat që tanimë janë të miratuara, janë të ngritura, janë funksionale 24 orë. Kështu që të gjithë jemi të angazhuar përsa u përket goditjes se këtyre krimeve, jo vetëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe në krimet e tjera që mund të mundohen nga element keqbërës apo persona me precedent kriminal, për të kryer në Republikën e Shqipërisë apo kufirin e Republikës së Shqipërisë.

Unë i garantoj të gjithë shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Kufitare, që ne po bëjmë maksimumin që të godasim çfarëdolloj krimi ndërkufitar apo më tej që mund të konstatohet.

Me homologët, kryesisht me shtetet që ne kufizohemi, me shtetet që kemi kufi, pra me këto shtete që në fillim të sezonit ne kemi filluar të shtojmë patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër. Në kufirin blu tashmë në funksion të operacionit FRONTEX janë të atashuar edhe dy mjete fluturuese, të cilat patrullojnë dhe ato me orar të përcaktuar me Policinë e Shtetit dhe për këtë themi se është një situatë më e monitorueshme duke qënë se edhe kolegët e FRONTEX-it, edhe kolegët e vendeve me të cilët kufizohemi jemi të gjithë bashkë dhe punojmë për të njëjtin qëllim.

Policia Kufitare, bashkë me Policinë e Rendit, kanë bashkëpunuar në shumë raste këtë vit, për të shpëtuar pushues të ndryshëm të cilët kanë rrezikuar të mbyten apo turistë në turizmin malor, që kanë ngecur në zona që kanë qenë jashtë parashikimit të tyre. Kemi bërë operacione dhe i kemi shpëtuar ata.

Duhet të jemi bashkë që të marrim përsipër dhe të drejtat dhe detyrimet e gjithësecilit për një sezon turistik shumë të qetë dhe sa më frytdhënës për Shqipërinë”.

Përgjatë sezonit turistik, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë kapur 13 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe janë proceduar gjithsej  40 shtetas, 11 prej tyre për falsifikim dokumentesh”, njoftoi ai./Opinion.al

Etiketa: kontrollepoliciaRinassezoni turistik


Ju sugjerojmë

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
Te Fundit

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

24 Janar, 2026 5:21 pm
Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
Kronikë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

24 Janar, 2026 4:01 pm
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

24 Janar, 2026 1:25 pm
Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
Sport

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

24 Janar, 2026 1:13 pm
Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
Bota

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

24 Janar, 2026 12:50 pm
Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës
Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

24 Janar, 2026 12:25 pm
Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
Kronikë

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

24 Janar, 2026 12:24 pm
Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë
Kronikë

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

24 Janar, 2026 12:23 pm
Para
Vatra aktive zjarri në Voskopojë, Dukat dhe Selenicë

Si paraqitet situata aktuale e vatrave të zjarrit në vend

Durrës/Kokainë dhe heroinë,momenti kur “Shqiponjat” arrestojnë trafikantin

Durrës/Kokainë dhe heroinë,momenti kur “Shqiponjat” arrestojnë trafikantin

GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës

GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës
















TE FUNDIT

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
24 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa pritet të nisë protesta kombëtare përpara Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
24 Janar, 2026

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon...

Lexo më shumë

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
24 Janar, 2026

Dhjami i trupit ndihmon në gjithçka, nga shëndeti i kockave deri te humori, dhe tani, hulumtimet sugjerojnë se rregullon edhe...

Lexo më shumë

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
24 Janar, 2026

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com