Aktualitet

Kontrolle në kryeqytet, Policia Rrugore arreston 15 drejtues mjetesh. Për çfarë akuzohen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 04/11/22 |
Opi Nion

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë në kryeqytet.

Përmes një njoftimi për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se kanë rënë në pranga 15 drejtues mjetesh.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, kanë ndaluar motomjetin me drejtues shtetasin E. M. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofuar atyre një shumë parash, duke qenë se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë”-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga edhe 14 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Konkretisht janë arrestuar 14 persona nga këta: 8 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; 3 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; 2 shtetas, pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga; 1 shtetas, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas