Aktualitet

Kontrolle në banesat e gjyqtares Enkeleda Hoxha, sekuestrohen 10 mijë $


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 11/02/21 |
Doriana Çepunaj

Në njërën prej shtëpive të gjyqtares Enkeleda Hoxha është zbuluar një shumë e konsiderueshme parash nga oficerët e policisë. Bëhet me dije se Hoxhës i janë gjendur një shumë prej 10 mijë dollarë cash. Hoxha është arrestuar sot me vendim të GJKKO pas një hetimi të SPAK me akuzën për korrupsion.

Kujtojmë që po ditën e sotme është zbardhur skema e funksionimit të grupit kriminal prej 10 personash të arrestuar nga SPAK  këtë të enjte në Gjykatën e Krujës.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se me metoda të specializuara u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar, të cilët vuanin dënimin në burgun e Fushë -Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së parave.

Kështu që të dënuarit fillimisht zgjidhnin si avokat mbrojtës Aldo Tabakun dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave që shkonin nga 6 deri 12 000 euro.

Në këtë skemë ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi, e cila kundrejt marrjes së parave ka siguruar që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Gjatë hetimeve ka rezultuar si pjesë e skemës së korrupsionit edhe Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky i  fundit është caktuar nga gjykata si ekspert për të përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko – ligjor. Ai ka depozituar në sekretarinë e mjekësisë – ligjore akt ekspertimin në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O. K. Shkëlqim Korbi, është i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”./Opinion.al

Pas