Aktualitet

Kontroll në tregun e lodrave, ISHMT: Produkte jashtë standardeve, kujdes fëmijët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 26/07/22 |
Opi Nion

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme artikujsh, kryesisht lodra ujore për fëmijë.

Trupat inspektuese nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet bllokuan 21 artikuj të ndryshëm ose rreth 2 000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, etj.

Nga inspektimi rezultoi se disa prej subjekteve tregtonin produkte që nuk plotësojnë standardet europiane, pra janë të pamarkuara CE, në shkelje  të ligjit “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkte joushqimore për sigurinë e lodrave”.

Njëkohësisht artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian (Safety Gate Portal), si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve.

Artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë të paheqshme dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm.

Pas