Një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore është goditur në pikën kufitare të Kakavijës.
Përmes një njoftimi policia bën me dije se janë sekuestruar një sasi ilaçesh me vlerë 2 mijë e 200 euro, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Barnat u gjetën të fshehura në kabinën e një kamioni. Ndërkaq në flagrancë është arrestuar drejtuesi i mjetit, një shtetas me inicialet D.K. 30 vjeç, banues në Fier.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”./Opinion.al