Takimi historik mes Donald Trump dhe Kim Jung Un po analizohet deri në detaj. Dy liderët sipas analistëve të gjuhës trupore, kanë bërë një takim të ftohtë mes tyre. Judi James, e cila ka analizuar veprimet e dy udhëheqësve ka dhënë një shpjegim për raportin që shfaqën.
Ndryshe nga takimi i parë, i mbajtur para një viti ku marrëdhënia e tyre përmes gjestikulacioneve ishte një shfaqje e kuruar deri në detaj, takimi i dytë ishte i ftohtë.
Gjatë takimit të dytë Trump ka dashur të tregoi superioritetin e tij, duke i shkuar Kim Jung Un me dorën e djathë të shtrirë drejtë dhe pëllëmbën e kthyer pak lartë. Nga ana tjetër Kim është parë i “nënshtruar” dhe i gatshëm për miratimin e veprimeve të Trump.
Trump vazhdoi i vendosur në veprimet e tij, ku veç superioritetit ka dashur t’i shfaqte kujdes dhe ngrohtësi thuajse prindërore. Mes udhëheqësve nuk mungoi as kontakti me sy ku riafirmuan miqësinë dhe paqen gjatë këtij samiti./Opinion.al