Bota

Kontakte me një të infektuar me COVID,karantinohet kryeministri i Polonisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:47 - 13/10/20 |
Al Do

Kryeministri i Polonisë, Mateus Moravcki, njoftoi se është futur në karantinë të detyrueshme, pasi ka pasur kontakte me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të martën, Moravcki tha se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten.

Qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës – një prakikë kjo e zakonshme në muajt e fundit, tha Moravcki.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve polakë që t’i respektojnë masat për luftimin e koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke mbajtur distancën sociale dhe duke veshur maska.

Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, tha përmes një deklarate se kryeministri Morawiecki nuk është diagnostikuar me COVID-19, dhe se nuk ka simptoma të saj.

Karantina e detyrueshme në Poloni zgjat 10 ditë për ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes COVID-19.

Polonia ka regjistruar rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, në javët e fundit.

Mbi 3,100 vetë kanë vdekur në Poloni nga COVID-19, prejse ka nisur pandemia globale në muajin mars.

Pas