Bota

Konsumuan pijen me alkool industrial, vdesin 18 persona në Rusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:32 - 16/10/21 |
Opi Nion

Komiteti Hetues i Rusisë tha të Shtunën se 18 persona kanë vdekur nga helmimi nga alkooli në qytetin e Yekaterinburg.

Hetuesit zbuluan se viktimat kishin pirë pije që përmbanin metanol, një alkool helmues i përdorur zakonisht për qëllime industrial, bën me dije agjencia Reuters.

“Si rezultat, 18 persona vdiqën nga konsumimi I pijes së përmendur,” tha komiteti, i cili shqyrton krimet e mëdha, në një deklaratë.

Incidenti vjen pas hapjes së një hetimi javën e kaluar për një helmim masiv të dyshuar të lidhur me një alkool ilegal në Rusinë jugperëndimore, në të cilin vdiqën 34 persona.

Hetimi në Yekaterinburg zbuloi se viktimat kishin blerë alkool midis 7-14 tetorit nga një grup njerëzish, dy prej të cilëve janë ndaluar, tha komiteti hetimor.

Rastet e helmimit masiv të lidhur me alkoolin kanë tronditur vendin në të kaluarën, në vitin 2016, 77 njerëz vdiqën në Siberi./Opinion.al

 

 

 

 

Pas