Qitro, fruti me origjinë greke që piqet gjatë periudhës së vjeshtës mbart vlera të shumta shëndetësore. Konsumimi i tij ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Qitro pakëson gjithashtu rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si bën të mundur stabilizimin e kolesterolit.
Dietologët thonë se qitro parandalon ftohjen, madje edhe shëron pasojat e të ftohtit në trupin e njeriut.