Një çift bashkëshortësh kanë përfunduar në spital pasi kanë konsumuar aksidentalisht lëndë helmuese. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në në fshatin Blacë, Pogradec.
42-vjeçari me inicialet B. O., dhe bashkëshortja e tij me inicialet V. O., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.