Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konsulli shqiptar në Stamboll i përgjigjet gazetarit turk: Nuk është Shqipëria burimi i drogës

2018/05/25 at 12:28 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Konsulli shqiptar në Stamboll i përgjigjet gazetarit turk: Nuk është Shqipëria burimi i drogës

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll, Gent Tare ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar në gazetën turke ‘Daily Sabah’, ku e cilëson Shqipërinë si baza kryesore e furnizimit të mariuanës për tregun turk.


Në lidhje me artikullin në fjalë, Tare sqaron gazetarin turk Yusuf Ziya Durmus si autor të shkrimit se cilësimi i Shqipërisë si baza kryesore e furnizimit të marijuanes për tregun turk është një fakt i rëndë, duke pasur parasysh se faktet e përjashtojnë këtë pretendim.

“Duke dashur të hedhim dritë mbi disa fakte që hedhin poshtë këtë supozim, ju bëjmë të ditur se sipas statistikave të nxjerra nga Policia e Republikës së Turqisë, gjatë 3 mujorit të parë të vitit janë regjistruar gjithsej 21.566 ngjarje për trafikim kanabis nga 29.775 shtetas, prej të cilëve vetëm katër shtetas janë shqiptarë që kanë trafikuar lënde narkotike në Turqi në bashkëpunim me shtetas turq“,- thekson Tare.

Reagimi i plotë
I nderuar Zoti Yusuf,

Lexuam me vëmendje artikullin Tuaj botuar me datë 23/05/2018 ne Gazeten Daily Sabah me titull Skunk replaces Bonzai as neë drug scare for youth – mbi trafikimin e lëndëve narkotike.

Në artikull behet nje paralelizem mbi zëvendesimin e drogës sintetike “bonzai” me një drogë të re të quajtur “skunk” (marijuana gjenetikisht e modifikuar), e cila, sipas artikullti tuaj nënkupton Shqipërinë si vend të origjinës.

Duke dashur të hedhim dritë mbi disa fakte që hedhin poshtë këtë supozim, ju bëjmë të ditur se sipas statistikave të nxjerra nga Policia e Republikës së Turqisë, gjatë 3 mujorit të parë të vitit janë regjistruar gjithsej 21.566 ngjarje për trafikim kanabis nga 29.775 shtetas, prej të cilëve vetëm katër shtetas janë shqiptarë që kanë trafikuar lënde narkotike në Turqi në bashkëpunim me shtetas turq.

Gjithashu ju bëjmë me dije së sipas autoriteteve turke, në vitin 2016 janë kapur rreth 147 ton mariuanë.

Duke iu rikthyer shkrimit tuaj për zevendesimin e bonzait me mariuanen qe ju e quani “skunk”, pra gjenetikisht e modifikuar, nga autoritetet policore turke nuk ka pasur asnjëherë një pretendim të tillë që në Turqi po trafikohet mariuane e tillë, pra emërtimi skunk nënkupton familjen e kësaj lloj droge ku përshihen Cannabis Skunk group, Marijuana Cannabis Sativa\Hemp,Canabis ruderalis. Skunk është e njëjtë me Cannabis (a genetically modified or Hibrid strain Cannabis), mariaune e njëjtë me atë që ju e quani “esrar”.

Cilësimi i Shqipërisë si baza kryesore e furnizimit të mariuanes për tregun turk është një fakt i rëndë, duke pasur parasysh se faktet e sipërmendura e përjashtojnë këtë pretendim.

Po ashtu, një tjetër fakt i deformuar që paraqisni është se “drogërat të cilat nuk i keni përcaktuar se cilat janë, mbërrijnë nga vendet e Evropes nëpërmjet Shqipërisë”.

Në të gjitha raportet e autoriteteve turke diplomatike, policore apo shteterore, asnjëherë nuk është pretenduar një fakt i tillë. Kjo është hera e parë që bëhet një akuzë e tillë.

Si mund të jeni në dijeni, sasia e vetme e kapur prej 1,1 Ton në Bodrum mendohet nga autoritetet policore turke që mund të ketë ardhur nga Shqipëria.

Duke pasur parasysh statistikat e sipërmendura (147 ton në vitin 2016, nga të cilët vetëm 1.1 ton supozohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe rastet e ndalimit dhe procedimit në tremujotrin e parë te vitit 2018), vlerësojme se nuk është Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Turqi.

Etiketa: gazetari turkkonsulli shqiptarshqiperia burim i drogesstamboll


Ju sugjerojmë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Para
Skandali seksual, Weinstein dorëzohet sot në polici

Skandali seksual, Weinstein dorëzohet sot në polici

Djegia e burrit në makinë në Fushë-Krujë, Berisha: Forca e krimit godet me egërsi!

Berisha: Dosjet në Prokurorinë e Durrësit u vodhën me urdhër të Edi Ramës

Përplasen dy aeroplanë udhëtarësh

Përplasen dy aeroplanë udhëtarësh
















TE FUNDIT

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
8 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...

Lexo më shumë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com