Konsulenti për komunikimin i Kryeministrit Rama, është përjashtuar nga Partia Laburiste në Britani.
Alastair Campbell, ish këshilltari për median i Tony Blair dhe Partinë Labursite, deklaroi se kishte votuar për Liberal Demokratët në zgjedhjet europiane që u zhvilluan fundjavën e shkuar. Por kjo gjë i ka kushtuar përjashtimin nga partia.
Ai tha se donte që Laburistët të bënin gjën e duhur dhe të mbështesnin një refendum të dytë në Britani. Por një zëdhënës i Partisë Laburiste tha se mbështetja për një parti tjetër nga jotja është e ‘papërputhshme me anëtarësinë’.
Kujtojmë se Alaistair Campbell është konsulent i Edi Ramës për komunikimin Edi Ramës që nga 2013. Fushatat e tij të komunikimit kanë qenë një nga faktorët kryesorë që kanë ndihmuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017. Pas këtyre të fundit kryeministri i ofroi atij një bashkëpunim edhe gjatë mandatit të tij të dytë. /Opinion.al