Aktualitet

Konstituohet KED: Kemi personel të pamjaftueshëm për ngarkesën e punës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 14/01/21 |
Doriana Çepunaj

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e parë për vitin 2021. Në mbledhjen e zhvilluar kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët, anëtarët zëvendësues, Avokati i Popullit dhe subjektet që ftohen sipas ligjit.

Përmes një njoftimi KED bën me dije se në fillim të mbledhjes u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020.

Gjithashtu, KED thekson se menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Nga ana tjetër KED nënvizon se personeli që punon aktualisht pranë këtij institucioni është i pamjaftueshëm për përballimin e çështjeve në vitin 2021.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ditën e sotme, 14.01.2021, në ambientet e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, për të ushtruar kompetencat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjore për vitin 2021, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës, të bërë publik në datë 11.01.2021.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:

  1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese
  2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese
  3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë
  4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme
  5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit
  6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit
  7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
  8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
  9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative

Dhe anëtarë zëvendësues:

1.Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese

  1. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë
  2. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme
  3. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit
  4. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
  5. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative

KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakatante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.

KED vendosi që njoftimin për mbledhjen e ardhshme, ta bëjë publike menjëherë sapo ajo të vendoset.

 

 

 

 

 

Pas