Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konsensusi multimilioner qeveri-opozitë

2015/10/26 at 8:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Konsensusi multimilioner qeveri-opozitë

Nga   Desada Metaj

 

 

Prej 4 ditësh është zbuluar se qeveria ka dhëne më koncension për 10 vjet shërbimin e hemodializës, një proces jetik për ata persona, veshkat e të cilëve nuk e kryejnë dot vetë pastrimin e gjakut. Fituese e koncensionit prej 86 mln USD është shpallur kompania “Evita”. Agjensia BIRN zbuloi se Evita, e rregjistruar në QKR në maj 2013, e kishte në një kafe në Berat adresën e pronares së vetme, vajza e xhaxhait të administratorit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. Këto fakte, që nuk i ka përgënjeshtruar askush, lënë dyshime mbi transparencën e tenderit. Megjithatë, kjo nuk është anomalia e vetme e ketij rasti, por pothuajse të gjithë heshtin.  Qeveria, nga ana e vet, ka folur vetem një herë për rastin Evita. Pas reagimit në Transparenca.al u konfirmua zyrtarisht se më Eviten bashkëpunonte Spitali Amerikan. Reagimi i qeverisë ka lënë shumë pikëpyetje pa sqaruar, por më e rëndësishmja është se ka lënë pa përgjigje përse u zgjodh Evita që, sipas dokumentave të botuar nga BIRN, ka bërë ofertën e dytë më të lartë për të dhënë shërbimin e hemodializës. Qeveria këmbëngul se “shërbimi i hemodializës do të kryhet nga operatorë me eksperiencë, sepse ne krahë te Evita qendron Spitali Amerikan”. Qeveria nuk sqaron sesi Spitali Amerikan është bërë pjesë e koncensionit për shërbimin e hemodializës.
Ndërsa për opozitën ky rast nuk ekziston. PD po hesht.
Këto 4 ditë në foltoren e PD është folur për tenderin 2 milionë euro te jaguarëve superluksozë, por jo për tenderin 86 mln USD të Evita shpk. I vetmi që është shprehur për këtë rast është Tritan Shehu në llogarinë e tij në facebook, jo në foltoren e opozitës. Informacioni më i vlefshëm që jep Tritan Shehu është se pas dhënies me koncension shërbimi i hemodializës nuk i favorizon të sëmurët me cmime më të lira, edhe pse në vendet e Europës cmimet per këtë shërbim kanë rënë.
A është tërhequr kryetari Lulzim Basha nga deklarata e zëdhënëses së tij në 1 gusht të këtij viti ku denoncohej nisja e procedurës për këtë tender? Apo ka ndërruar mendim? Por ka një përgjigje dhe për këtë. Po  të shohësh organin zyrtar të PD të datës 1 gusht kuptohet qartë se demokratët kanë qenë të shqetësuar se mos tenderin e fitonte një kompani e drejtuar nga si Bujar G ( http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&view=article&id=20613:2015-08-01-21-47-01&catid=58:lajme-kyce ).  E ndërsa Bujari nuk e fitoi tenderin,PD heshti kur fitues u shpall kompania Evita.
Kjo fitore solli dhe harmoninë mes palëve. Ndërsa PD  shfrytezon podiumin e saj për të denoncuar cdo tender të zhvilluar,madje cdo largim nga puna te militantëve të saj,askush nuk kujtohet për një tender miliona dollarësh. Sikur të kthesh vetëm pak kokën pas mund të kujtosh me lehtësi që kjo është hera e dytë e një “bashkepunimi” perfekt mes socialistëve dhe demokratëve. Por cudia më e madhe është që në të dy herët,emri që konsolidon “aleancën ekonomike” është i njëjti. Herën e parë bëhej fjalë për ndërtimin e tregut të ri të produkteve ushqimore dhe zhvendosjen e tregtarëve nga tregu pranë ish uzinës Dinamo. Asokohe edhe pas shumë protestave të tregtarëve të atjeshëm,tregu u prish dhe bekimin për këtë e dha Bashkia e Bashës dhe Qeveria e Ramës. Një vëzhgim i opinion.al konstaton se në regjistrin kombëtar të QKR ,kompania Ekma shpk qe zoteron aksionet e tregut të ri ku tregtarët u cuan forcërisht të ushtrojnë aktivitetin e tyre është në pronësi të Haxhi Bardhit (pronar i tokës) dhe Klodian Allajbeut pronari i njohur i Spitalit Amerikan.

qkr 1qkr 2

 

Ky i fundit ka blerë 50 % të aksioneve të Ekma sh.p.k në vitin 2014. Ekstraktet e QKR-së tregojnë qartë që kompania Ekma  ka ndërruar aksioner  pikërisht në kohën e zhvendosjes së tregut dhe të konsensusit të madh. Është rastësi e gjithë kjo? Ndoshta është. Ndoshta aftësitë tregtare të klientit me fat të të gjitha qeverive janë të tilla që nuk njohin pengesa. Dhe ndoshta këtë aftësi të klientit të tyre,Rama dhe Basha mund ta përdorin apo marrin me qira për të gjetur gjuhën e perbashkët edhe për cështje politike si reforma në drejtësi apo dekriminalizimi. Kur e gjejnë per zhvendosjen e një tregu të madh dhe një tender 86 mln dollarë cdo gjë është e mundur.

 

 

Ju sugjerojmë

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë
Bota

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë

24 Mars, 2023 10:30 pm
Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes
InstaBIZ

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes

24 Mars, 2023 9:44 pm
Protesta/ Ambasada e SHBA-qytetarëve të saj: Shmangni zonat përreth Kryeministrisë
Aktualitet

Zgjedhjet e 14 Majit, Ambasada e SHBA thirrje për kandidatë të pastër

24 Mars, 2023 9:22 pm
Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë
Kryesore

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë

24 Mars, 2023 8:48 pm
Berisha nga Kamza: Gabim i pafalshëm mosmarrja pjesë në zgjedhje, po e korigjojmë
Kryesore

Berisha nga Kamza: Gabim i pafalshëm mosmarrja pjesë në zgjedhje, po e korigjojmë

24 Mars, 2023 8:33 pm
Veliaj: Ndërtimet pa leje në Tiranë janë ulur me 95%
Sociale

Veliaj: Ndërtimet pa leje në Tiranë janë ulur me 95%

24 Mars, 2023 8:11 pm
I aftë të shkatërrojë një qytet, asteroid gjigand kalon mes Tokës dhe Hënës këtë fundjavë
-Teknologji

I aftë të shkatërrojë një qytet, asteroid gjigand kalon mes Tokës dhe Hënës këtë fundjavë

24 Mars, 2023 8:07 pm
Mediat: Politikania opozitare u helmua me metale të rënda
Bota

Mediat: Politikania opozitare u helmua me metale të rënda

24 Mars, 2023 7:53 pm
Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën
Rajoni

Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën

24 Mars, 2023 7:44 pm
Abazoviç flet për situatën në Mal të Zi: Besoj se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur
Kryesore

Abazoviç flet për situatën në Mal të Zi: Besoj se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur

24 Mars, 2023 7:27 pm
Para
Mbyllet “Vipat e bllokut 2015”, arsyeja?!

Mbyllet "Vipat e bllokut 2015", arsyeja?!

Çfarë e shqetëson Ylli Manjanin?

Çfarë e shqetëson Ylli Manjanin?

Markela dhe Cekja marrin kupen e mbremjes tek “Dance with me”

Markela dhe Cekja marrin kupen e mbremjes tek "Dance with me"

Please login to join discussion




TE FUNDIT

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë
24 Mars, 2023

“Si rezultat i rënies së ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të sistemeve të ftohjes së termocentralit bërthamor...

Lexo më shumë

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes
24 Mars, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zgjedhur një foto fëmijërie ku shihet së bashku me nënën e tij,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 14 Majit, Ambasada e SHBA thirrje për kandidatë të pastër

Protesta/ Ambasada e SHBA-qytetarëve të saj: Shmangni zonat përreth Kryeministrisë
24 Mars, 2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë sot me një deklaratë ku u ka bërë thirrje...

Lexo më shumë

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë
24 Mars, 2023

Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi fanelën që do të mbajë Kombëtarja në këtë sezon të Euro 2024. Shqiponja në qendër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com