Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konkursi i yjeve botërore të Operës gati për skenën e Tiranës

2024/03/26 at 3:33 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konkursi i yjeve botërore të Operës gati për skenën e Tiranës

Gjithçka është gati për të pritur në Tiranë edicionin e njëzetë të Festivalit Ndërkombëtar Të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që do të  zhvillohet në Tiranë në datat 28-29  Mars.

Gjashtëmbëdhjetë konkurrentë, nga e gjithë bota do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare “Marie Kraja”. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej disa prej drejtuesve të operave të mëdha evropiane, menaxherë artistikë nga më të rëndësishmit, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të bëjnë hapa të vlefshëm në karrierën e tyre të ardhshme.

Në edicionin e tij të njëzetë festivali “Marie Kraja” është bërë i kërkuar për artistët e rinj nga e gjithë bota, duke u renditur në festivalet më të preferuara për nga niveli i organizimit, i shoqëruar dhe nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar.

Në natën e parë, 27 mars, pa praninë e publikut këngëtarët do të konkurojnë vetëm përpara jurisë, ku në qetësinë e duhur do të vlerësohen teknikisht. Kurse dy netët e tjera do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, gjatë të dyja netëve do të mund të shijohet nga të gjithë, me regjinë e Redi Trenit. Dirigjenti i orkestrës dhe gjithashtu Drejtor Artistik i Festivalit vjen nga Anglia dhe edhe për këtë vit është i mirënjohuri Martin Andre, tashmë një nga emrat bazë të festivalit.

Për të prezantuar Festivalin rikthehet edhe njëherë sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani, e cila e ka këtë Festival si biletën e saj të fatit, ku pas fitores në vitin 2015 iu hapën dyert e skenave të mëdha evropiane. Tani rikthehet jo vetëm si prezantuese, por dhe për të kënduar. Ashtu si vitin e shkuar do të shoqërohet në prezantim nga gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Salaj ndërsa Vikena Kamenica, përveçse anëtare jurie, do t’i bashkohet Blendit për të komentuar performancat e finalistëve.

Këngëtarët lirikë do të konkurojnë në dy disiplina: gara e arieve dhe ajo e këngës. Këngët lirike, më të njohurat e më të dashurat e repertorit botëror dhe shqiptar do të vijnë në formën e dueteve. Natën e parë duetet do t’i realizojnë me njëri tjetrin, kurse në finale ata do të këndojnë me artistët të të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Emra të njohur si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi do të këndojnë krah këngëtarëve operistikë në garë dhe pa dyshim kjo është një nga pjesët që mezi po priten nga publiku i këtij festivali.

Përveç misionit të tij kryesor, garës dhe promovimit të talenteve të reja, festivali “Marie Kraja” është dhe dy netë koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Një juri prestigjioze

Juria është e përbërë nga: Cecilia Gasdia, Drejtore e Përgjithshme dhe Drejtore Artistike e “Arena di Verona Foundation” (kryetare e jurisë); Zana Çela, Presidente and Themeluese e “Marie Kraja”; Alessandro Ariosi, President i “Ariosi Artists Management” Los Angeles; Christoph Seuferle , Drejtor i Deutsche Oper of Berlin; Tobias Hasan, Drejtor i Staatsoper Unter Den Linden, Berlin; Karen Stone, Presidente e “Opera Europa”, Bruksel; Julia Lagahuzère, Drejtore e Pergjithshme e “Opera for Peace”, Paris; Erik Malmquist, Casting Manager i “Bayerische Staatsoper”, Munich; Ervis Gega, Drejtore Artistike e Fondacionit Villa Musica Rheinland-Pfalz; John Allison, Editor i Opera Magazine, Londër dhe Vikena Kamenica Mezzosoprano në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Emri/Shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrestohet 39-vjeçari në Durrës 

Bardhi kërkoi diskutimin e mandatit të Olta Xhaçkës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i përgjigjet Nikolla 

Bardhi kërkoi diskutimin e mandatit të Olta Xhaçkës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i përgjigjet Nikolla 

Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK 

Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com