Ka përfunduar në mënyrë tragjike sherri i ndodhur më 5 shtator mes shoferëve të furgonëve në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin përpara teatrit “Migjeni” kur mes viktimës Dedush Gjoni dhe autorit Cen Sela, ka nisur debati për marrjen e një pasagjer.
Dy drejtuesit e furgonëve me pas kanë nisur të konfliktohen fizikisht teksa pas goditjeve ka mbetur i plagosur Dedush Gjoni.
Dedush Gjoni, 52-vjeç, ndërroi jetë të enjten në spital, aty ku ndodhej që prej ditës kur u dhunua barbarisht nga 63-vjeçari Cen Sela.
Ky i fundit u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, por tashmë pozitat e tij pritet të rëndohen.
Palët dyshohet se u përplasën për arsye konkurrence.