Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konkluzionet, çfarë thotë “Venecia” për vendimin e Metës

2019/10/14 at 12:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin përfundimtar për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Konkluzionet e raportit janë si më poshtë

“Në përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se, në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë e cila plotëson kriteret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet.

Ky përfundim mbështetet nga rregulli i përgjithshëm interpretues, sipas të cilit rregullimi i shprehur i kompetencave të emergjencës në Kushtetutë dhe ligje kufizon përdorimin e çdo fuqie plotësuese të pashkruar të emergjencave në situata shumë të jashtëzakonshme; kryesisht për situata me pamundësi faktike ose juridike të cilat nuk parashikohen në mënyrë të qartë nga ligji i shkruar i emergjencës.

Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk u ndoqën në këtë rast. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc.

Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe thjesht aplikimi i actus contrarius parandalohet nga kërkesa e proporcionalitetit të çdo ndërhyrje.

Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave emergjente sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat elektorale jo proporcionale.

Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin të drejtën për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.

Do të jetë Kuvendi dhe në fund të Gjykata Kushtetuese që të përcaktojë nëse anulimi dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale përbën shkelje të Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, e cila do të lejonte shkarkimin e Presidentit.

Siç përcaktohet në këtë mendim, janë një numër faktorësh që tregojnë se mund të mos ketë pasur një karakter të tillë të nevojshëm për të vërtetuar një shkelje serioze. Ato përfshijnë, veçanërisht, thirrjet e Presidentit për dialog, shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte në arritjen e një kompromisi midis palëve, mungesa e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit para gjykatës dhe statusin kushtetues të zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

Të marra së bashku, këto mund t’i sigurojë Asamblesë elemente me prirje drejt një pikëpamjeje që – megjithëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë ligjore specifike – këto akte nuk mund të plotësojnë kriteret e nevojshme të seriozitetit të mjaftueshëm në rrethana për të garantuar një shkrakim të Presidentit.

Së fundmi, edhe nëse u konstatohet serioziteti i shkeljeve, kjo nuk do të duhej të çojë domosdoshmërisht në shkarkim të Presidentit, duke marrë parasysh fuqinë e Sesionit Plenar të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat.

Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për çdo ndihmë të mëtejshme në këtë çështje.”

Raportin përfundimtar mund ta lexoni KËTU

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Para
Kanye West debat me Kim Kardashian për veshjet e saj

Kanye West debat me Kim Kardashian për veshjet e saj

Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Ilir Meta reagon pas opinionit përfundimtar të Venecias

Pasardhësi i tij shumë më i dhunshëm se El Chapo, luftë mes karteleve

Pasardhësi i tij shumë më i dhunshëm se El Chapo, luftë mes karteleve

TE FUNDIT

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com