Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koni letër Shahinit: Shtyni zgjedhjet, përjashtohen 15 mijë studentë

2020/05/06 at 8:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Koni letër Shahinit: Shtyni zgjedhjet, përjashtohen 15 mijë studentë

 Zgjedhjet për organet e sistemit të Arsimit të Lartë janë kthyer në objekt debati pasi situata e COVID e ka vendosur edhe këtë sistem në kushte të pazakonta. Për këtë arsye, rektori i Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni i ka bërë thirrje Mininistrisë së Arsimit të shtyjë këtë proces.


Në një letër të hapur të shpërndarë në rrejetet sociale ai i kërkon ministres Shahini  të ndryshojë Urdhërin nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Në letrën në fjalë, Koni thekson se po përjashtohen mbi 15 mijë studentë të Universitetit nga zgjedhjet për rektor dhe anëtarë Senati, ndërsa shtoi se ky proces duhet të mbahet pasi të kalojë kjo situatë.

LETËR E HAPUR
DREJTUAR MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
Zonjës Besa Shahini
E nderuar zonja Ministre,

Në vijim të komunikimit zyrtar, së fundmi edhe me shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020 (https://unitir.edu.al/ëp-content/uploads/2020/05/Shkrese-MASR-04.05.2020.pdf), me anë të së cilës ju kam kërkuar të rishikonit Urdhrin nr.99, datë 26.3.2020 “Për disa ndryshime në Urdhrin Nr.8, datë 14.01.2020 “Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”, duke ju renditur edhe arsyet e pakontestueshme të kësaj kërkese, të mbështetura në nene të caktuara të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin Nr.5, datë 10.02.2020 të Senatit Akademik UT, por, sidomos duke patur parasysh edhe një numër të konsiderueshëm të akteve të nxjerra nga Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore dhe të pandemisë, të shkaktuara nga Covid 19, në të cilën gjendet vendi ynë, po ju drejtohem me këtë letër të hapur.

Në fakt, isha shpresëplotë, që në mënyrë të menjëhershme (nuk duhet të ishte e nevojshme as shkresa dhe as kërkesa ime për ta bërë Ju këtë gjë), do të shpallnit ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020 dhe shtyrjen e fillimit të procesit zgjedhor (që sipas udhërit tuaj nr.99 datë 26.03.2020, është data 11 maj 2020) dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve (data 12 qershor 2020), për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.

Pa harruar edhe faktin tjetër shumë të rëndëssishëm që Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020 është i pazbatueshëm edhe për arsye të një Urdhëri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pikërisht të Urdhërit nr.104 datë 30.04.2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, me të cilin keni urdhëruar se kur dhe se cilët studentë do të paraqiten në auditore, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën për t’u zgjedhur, dhe cilët të tjerë, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë ligji i arsimit të lartë 80/2015 dhe Rregullorja e Zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupat zgjedhore në institucionet publike të arsimit të lartë, për të zgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, dhe për t’i përfaqësuar denjësisht ata në këtë organ kolegjial.

Pa dashur të zgjatem dhe të tregoj konkretisht në këtë letër të hapur argumentet ligjore dhe nënligjore, të cilët janë parashtruar të gjitha në shkresën e fundit nr.1551/1 datë 4 maj 2020, ajo çfarë dua të theksoj edhe një herë është fakti që, duke mos ndryshuar Urdhërin nr.99 datë 26.03.2020, jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020, në këtë periudhë bie ndesh me aktet e nxjerra në kuadër të pandemisë, si psh:

  • Ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;
  • Vendimin nr.342 datë 25.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në Vendimin nr.243 datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, me të cilin, gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend është shtyrë deri në datën 23.06.2020.
  • Urdhërin nr.260 datë 01.04.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale “Për një ndryshim në Urdhërin nr.190 datë 19.03.2020 “Për ndërprerjen e veprimtariosë së institucioneve arsimore publike dhe jobublike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid 2019“, me të cilin është urdhëruar mbylljen e institucioneve arsimore deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid 19.

Në lidhje me të gjitha sa më sipër, me shkresën nr.1556 datë 04.05.2020, i kam kërkuar Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të shprehë qëndrimin e tij zyrtar.

Jam akoma në pritje të këtij qëndrimi. Shpresoj shumë që reagimi apo qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, të jetë në unison me të gjitha përpjekjet dhe me atë çfarë është bërë në këto dy muaj, për manaxhimin me sukses të situatës të shkaktuar nga virusi Covid 19 në vendin tonë.

Zonja Ministre,

Sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend, deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. /Opinion.al

Etiketa: besa shahinimynyr koniUniversiteti i Tiraneszgjedhjet


Ju sugjerojmë

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Para
Dhuratë me doganë, çudia me institucionet shqiptare

Dhuratë me doganë, çudia me institucionet shqiptare

Djemtë e “El Chapo”-s patrullojnë dhe kërcënojnë ata që thyejnë karantinën

Djemtë e "El Chapo"-s patrullojnë dhe kërcënojnë ata që thyejnë karantinën

“Ballkani Perëndimor i përket BE”, von der Leyen këmbëngul tek reformat

"Ballkani Perëndimor i përket BE", von der Leyen këmbëngul tek reformat
















TE FUNDIT

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
5 Qershor, 2025

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e...

Lexo më shumë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
5 Qershor, 2025

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sot ka goditur sistemet raketore ruse në rajonin Bryansk, të cilat po përgatiteshin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
5 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e përplasjes së sy...

Lexo më shumë

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com