Ka mbërritur në Tiranë kongresmeni amerikan Elliot Engel, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare.
Engel është takuar fillimisht me kreun e Shtetit Bujar Nishani dhe më pas është parë ti drejtohet selisë blu, ku për rreth një orë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Kongresmeni shoqërohej në këto takime nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Vizita e Engel vjen dy ditë pas votimit në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, të ligjit të vettingut.