Aktualitet

Kongresmeni amerikan vizitë në Shqipërinë, pritet nga Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 20/08/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pritur në Tiranë Kongresmenin amerikan Mike Quigley, i cili përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois.

Kongresmeni ka qëndruar dy ditë në Tiranë, saktësisht më 18 dhe 19 gusht teksa është takuar dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës.

Lajmi për mbërritjen e tij në vend  e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në një postim në rrjetet sociale.
“🇦🇱️ | Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasadoren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për ta modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”, shkruan ambasada e SHBA./Opinion.al

Pas