9 kongresmenë amerikanë kanë zbarkuar në Tiranë dhe po zhvillojnë një takim me Metën në Kryesinë e Kuvendit. Më herët kongresmenët amerikanë u takuan edhe me presidentin Bujar Nishani.
Burimet thanë se delegacioni kryesohet nga Bob Goodlate, kryetar i Komisionit të Drejtësisë Amerikane. 9 kongresmenët do te kenë takime edhe me Ramën e Bashën për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike.
Por “Amerikan Spektaktor” shkruan se delegacioni do të hetojë për dhjetë ditë për rolin që diplomatët amerikanë po luajnë në vendet ballkanike të përfshira në kriza politike.
Sipas revistës me orientim konservator, kongresmenët do të hetojnë se në cilat vende ambasadorët amerikanë vijojnë të zbatojnë ato që ajo i quan politika të dështuara të administratës së ish-presidentit Obama, të mbështetura në terren, fuqishëm nga fondacionet e miliarderit Xhorxh Soros.
Revista shkruan se këto politika ndërhyjnë më shumë se ç’duhet në punët e brendshme të vendeve ballkanike dhe kjo ka shkaktuar kriza politike.