Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi publikon raportin e informatorit mbi bisedën Trump-Zelensky

2019/09/26 at 4:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtypi: “Ne nuk jemi armiqtë e popullit”, Trump këmbëngul: “Ju jeni e keqja e këtij vendi”

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi variantin e deklasifikuar të raportit të një informatori, në të cilin pretendohet se Presidenti Donald Trump ka përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nëpërmjet një vendi të huaj.

“Jam thellësisht i shqetësuar që veprimet e përshkruara më poshtë përbëjnë një problem serioz, abuzim ose shkelje të ligjit, dhe janë në përputhje me përcaktimin e një shqetësimi urgjent“, thuhet në raport.

Në një reagim një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se asgjë nuk ka ndryshuar me publikimin e kësaj ankese.

Ndërkohë të enjten Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar, i cili bllokoi publikimin e ankesës së një informatori, ankesë që ndodhet në qendër të një hetimi për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, po dëshmon publikisht përpara komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Joseph Maguire pritet gjithashtu të dëshmojë edhe në komisionin e Zbulimit të Senatit në një seancë me dyer të mbyllura.

Të mërkurën në mbrëmje, disa ligjvënës të komisionit të Zbulimit janë lejuar të shohin ankimin e informatorit. Përfundimet e tyre janë të ndara sipas linjave partiake. Demokratët thonë se në ankim ka fakte që tregojnë keqbërje nga ana e Presidentit ndërsa republikanët thonë se publikimi i tij nuk do të shkaktonte asnjë shqetësim për presidencën e zotit Trump.

Një nga ligjvënësit republikanë të komisionit të Zbulimit në Senat dha një mesazh për ligjvënësit e të dyja palëve.

“Ka gjëra vërtet shqetësuese këtu“, tha Ben Sasse për gazetarët pasi lexoi dokumentin. “Republikanët nuk duhet thjesht të shtrëngojnë radhët dhe demokratët nuk duhet të kishin përdorur fjalën shkarkim pa ditur asgjë mbi thelbin e ankimit“.

Polemikat nisën javën e kaluar pas njoftimeve në media se një informator i paidentifikuar brenda komunitetit të zbulimit kombëtar ishte alarmuar lidhur me një seri veprimesh brenda administratës Trump, të cilat përfshijnë atë që dihet tashmë, një telefonatë në muajin korrik mes zotit Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.

Informatori kontaktoi Inspektorin e Përgjithshëm të Zbulimit, i cili e quajti ankesën “serioze” dhe “urgjente”.

Avokatët e informatorit kanë qenë në kontakt me të dy komisionet e zbulimit në Kongres, në një përpjekje për të përpunuar detajet e një takimi të drejpërdrejtë të tij me ligjvënësit e këtyre komisioneve, nëse do të ishte e nevojshme./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
Bota

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11 Gusht, 2025 10:45 pm
Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
Aktualitet

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

11 Gusht, 2025 10:14 pm
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Bota

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

11 Gusht, 2025 9:58 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Aktualitet

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

11 Gusht, 2025 9:12 pm
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Rajoni

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 Gusht, 2025 8:53 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Para
Tërmeti në Turqi, Erdogan: Janë plagosur…

Tërmeti në Turqi, Erdogan: Janë plagosur...

Kandidat si komisioner për zgjerimin, PE bllokon Troshanjin

Kandidat si komisioner për zgjerimin, PE bllokon Troshanjin

Foto/ Shqetësohen fansat, Miley Cyrus më e dobët se kurrë

Foto/ Shqetësohen fansat, Miley Cyrus më e dobët se kurrë

TE FUNDIT

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë...

Lexo më shumë

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
11 Gusht, 2025

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë,...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
11 Gusht, 2025

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk...

Lexo më shumë

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com