Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi i Lushnjës, 100-vjetori i parlamentarizmit në Shqipëri

2020/01/21 at 10:42 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kongresi i Lushnjës, 100-vjetori i parlamentarizmit në Shqipëri

Shqipëria përkujtoi sot 100 vjetorin e parlamentit të saj, i krijuar së pari nga Kongresi i Lushnjës, krahas qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Kongresi i Lushnjës vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.


Kongresi i Lushnjës, pjesë nga libri “100 Vjet”

Aty u rithemelua shteti shqiptar i pavarur, u krijua parlamenti e qeveria dhe shqiptarët shprehën vendosmërinë për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit. Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të martë pikërisht këtë ngjarje historike.

Ardit Bido, Drejtor i përgjithshëm i Arkivave: Në fakt historia e shtet-formimit shqiptar kishte një histori që praktikisht nuk kishte shtet. Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës nuk kontrollonte dot territor. Shumica e territoreve nuk ishte në kontrollin e asaj qeverie, ishte vetëm 1/20 që kontrollonte ajo qeveri. Qeveria e Princ Vidit në maksimumin e vet arriti të kontrollonte një pjesë të vogël të vogël të territorit shqiptar, pasi nisi lëvizja Epiriote, lëvizja anti-Haxhi Qamiliste, nuk pati shtet Shqipëria. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore Kongresi i Durrësit, i pari në vitin 1918 me mbështetjen e italianëve, por kur nacionalistët shqiptarë pasivisht u bën pjesë e saj në mënyrë që të krijohej një bërthamë shtet-formuese, krijoi një qeveri në Durrës me kryesimin e Turhan Pashës dhe që janë një pjesë e figurave që më vonë janë pjesë e Kongresit të Lushnjës. Shqipëria në momentin e qeverisë së Durrësit ishte në këtë situatë, Vlora ishte e pushtuar nga forcat italiane, me tendencë aneksimi, që Vlora të ishte pjesë e Italisë. Franca po tentonte të zëvendësonte trupat franceze me trupat greke në Korçë dhe kishin arritur një marrëveshje për këtë gjë. Jugosllavët bënin hyrje-dalje në veri të Shqipërisë dhe kishte zona të pushtuar në këtë periudhë. Në këtë periudhë është arritur një marrëveshje mes Greqisë dhe Italisë, më saktë në vitin 1919, në të cilën binin dakord që kjo do të ishte ndarja e Shqipërisë, pjesa e mbetur do të ishte një protektorat i Italisë, pra një shtet gjysmë e pavarur. Kongresi i Lushnjës është derivat i debateve të brendshme shqiptare të Kongresit të Durrësit. Siç kemi sot partitë politike, ku një pjesë ishte filioitaliane dhe mbështeste politikat italianet dhe pjesa tjetër e kundërshtonte këtë dhe ky lloj kundërshtimi vemi te Kongresi i Lushnjës. Çfarë prodhoi Kongresi i Lushnjës? E para është vetorganizim politik shqiptar dhe mbi të gjitha ky vetorganizim politik prodhoi demokraci, këta njerëz vendosën që Shqipëria duhet të prodhonte parlamentarizëm dhe pluralizëm. Pleqësia e Shqipërisë së Mesme dhe Senati i prodhuar nga Kongresi i Lushnjës nuk janë përfaqësuese, janë grupime të cilat zgjidhen nga delegatët për të kontrolluar paksa qeveritë.

Artan Lame, studiues: Nuk do lëmë pa përdorur dorën pozitive në atë moment të britanikëve. Ajo që i bëri shqiptarët t’i thërrasin mendjes ishte një moment i vetëm. Italianët mbanin garnizone në Shqipëri dhe prisnin se çfarë do ndodhte. Ishte marrëveshja mes Italisë dhe Greqisë ajo që bëri të humbiste gjithë qeverinë e Durrësit. Ishte një thikë e pabesueshme për të gjithë ata që besonin tek qeveria e Durrësit. E para u ngrit një revoltë e brendshme, ajo masa e njerëzve që kuptoi se çfarë po ndodhte. Anglezët zbuluan arkivat austriake dhe panë që në Shqipëri kishte naftë. Ata thanë, STOP këtu na duhet një shtet i stabilizuar i qëndrueshëm. Dora e britanikëve është e qartë në ndihmën që iu dha në organizim.

Kongresi i Lushnjës dhe institucionet që krijoi ai i dha fund në janar 1920 qeverisë së përkohshme të Durrësit, që ishte krijuar një vit më parë. Qeveria dhe institucionet e tjera të formuara në Lushnjë u zhvendosën më pas në Tiranën kryeqytet, ku vazhdojnë edhe sot funksionimin e tyre prej 100 vjetësh./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Para
Si u vendos qeveria e Lushnjës në Tiranë

Si u vendos qeveria e Lushnjës në Tiranë

Sondazhi/ Qytetarët “duan” më shumë qeverinë e 1920

Sondazhi/ Qytetarët "duan" më shumë qeverinë e 1920

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 22 Janar 2020
















TE FUNDIT

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
5 Qershor, 2025

Deputetët e Kosovës ka dështuar ditën e djeshme për herë të 26-të, në konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë...

Lexo më shumë

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
5 Qershor, 2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit...

Lexo më shumë

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
5 Qershor, 2025

Ditën e sotme, Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare për të diskutuar pikat e rendit të ditës. Sipas kalendarit...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
5 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, vendi unë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com