Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi dhe shanset për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Trump

2019/11/23 at 4:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump vendos taksë me mallrat e Meksikës

Seancat dëgjimore në kuadër të hetimit për shkarkimin e Presidentit Donald Trump kanë ofruar detaje të reja rreth dyshimeve se zoti Trump i bëri presion Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të hetuar kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden dhe djalin e tij. Ndërsa ligjvënësit po përpiqen të përcaktojnë akuzat me qëllim ngritjen e tyre zyrtarisht falë një votimi përpara fundit të vitit në Dhomën e Përfaqësueve, republikanët dhe demokratët mbeten thellësisht të ndarë në lidhje me këtë proces. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton.


Me dymbëdhjetë dëshmitarë brenda pesë ditësh seancat dëgjimore publike në kuadër të procesit për shkarkimin e Presidentit sollën dëshmitë e zyrtarëve të pranishëm gjatë telefonatës së 25 korrikut mes presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Zelenskiy.

“Ishtë e papërshtatshme që Presidenti i Shteteve të Bashkuara i kërkoi një qeverie të huaj të hetojë një qytetar amerikan dhe një kundërshtar politik“, tha kolonel lejtnant Alexander Vindman, drejtor për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Dëshmitarët u thanë ligjvënësve se avokati personal i presidentit, Rudy Giuliani, i bëri presion zyrtarëve ukrainas që të shpallnin publikisht fillimin e hetimeve.

“Të gjithë e kuptuam që nëse nuk do të pranonim të punonim me zotin Giuliani, do të humbisnim një mundësi të madhe për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Ndaj ndoqëm urdhrat e Presidentit”, tha Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian.

Por asnjë prej dëshmitarëve nuk i lidhi drejtpërdrejt kërkesat e zotit Giuliani me zotin Trump. Shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë mbi korrupsionin vonuan lëvrimin e ndihmës, argumentuan republikanët.

“Mendoj Presidenti dëshironte të sigurohej se do të kishte ndryshime në këtë drejtim në Ukrainë“, tha Kevin McCarthy, udhëheqësi I repubblikan I dhomës së përfaqësuesve

Për zonjën Pelosi dëshmitë provuan se presidenti Trump ka abuzuar me detyrën çka përbën një veprim që duhet të çojë në ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e tij.

“Kur shohim se është shkelur Kushtetuta, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të veprojmë. Provat janë të qarta se Presidenti ka përdorur pushtin e tij për përfitime personale. Duke ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ai minoi sigurinë kombëtare në dobi të rusëve. Ai ka minuar integritetin e zgjedhjeve tona me atë që ka bërë“, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Nuk është ende e qartë se kur Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për të ngritur zyrtarisht akuzat për shkakrimin e presidentit. Pas përfundimit të hetimeve nga komisioni i Zbulimit që drejtohet nga Adam Schiff, procesi do të kalojë tek komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve aty ku do të përcaktohet tërësia e akuzave ndaj presidentit me qëllim shkarkimin e tij. Por demokratët përballen ende me sfidën për të bindur publikun amerikan.

“Ndoshta shumica e veprimeve janë të vështira për t’u kuptuar si një shkelje që mund të çojë në shkarkim. A është Trump-i pro apo kundër Ukrainës? Çfarë po ndodh saktësisht? Kjo është e vështirë për për t’u kuptuar nga shumica e votuesve. Dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse shumica e votuesve kërkojnë burime të besueshme për interpretimin e çështjes. Dhe sigurisht demokratët do të kërkojnë burime demokrate dhe republikanët, burime republikane“, thotë Hans Noel, i universitetit Georgetown.

Mbështetja publike për ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e zotit Trump është rritur në muajt e fundit. Demokratët shpresojnë se kjo tendencë do të vazhdojë ndërsa përgatiten për një votim të akuzave në Dhomën e Përfaqësueve dhe një gjykim në Senat që me gjasë do nisë në fillim të vitit të ardhshëm./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
Kryesore

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

11 Maj, 2025 5:15 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

11 Maj, 2025 5:02 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Kryesore

Dibër/Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia çon në SPAK administratorin e Xibrës

11 Maj, 2025 4:50 pm
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator
Aktualitet

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

11 Maj, 2025 4:30 pm
Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas
Aktualitet

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

11 Maj, 2025 4:29 pm
Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës
Kryesore

Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës

11 Maj, 2025 4:19 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në qendrën e votimit në Fushë Milot

11 Maj, 2025 4:00 pm
PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!
Kryesore

PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!

11 Maj, 2025 3:52 pm
Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
Aktualitet

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

11 Maj, 2025 3:21 pm
Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
Kryesore

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

11 Maj, 2025 3:13 pm
Para
Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Aksident në autostradën Milot- Rrëshen, plagoset një person

Aksident i rëndë në rrugën Milot-Rrëshen

Aksidentet rrugore, gati kufizimet për shoferët e rinj

Basha takon kryetaren e CDU: Të angazhuar për Reformën Zgjedhore

Basha takon kryetaren e CDU: Të angazhuar për Reformën Zgjedhore
















TE FUNDIT

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
11 Maj, 2025

Drejtuesja politike e diasporës, Jozefina Topalli iu bëri thirrje pasditen e sotme qytetarëve që të votojnë në orët e fundit...

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
11 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Raportohet se një automjet...

Lexo më shumë

Dibër/Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia çon në SPAK administratorin e Xibrës

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
11 Maj, 2025

Policia ka referuar materialet procedurale në SPAK për administratorin e njësisë Administrative Xibër, Dibër. Sipas uniformave blu bëhet me dije...

Lexo më shumë

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator
11 Maj, 2025

Komisioni Rregullator pranë KQZ do të mblidhet në orën 17:00 për shqyrtimin e kërkesës ku propozohet shtyrja e orarit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com